Site icon PrishtinaPress

Konjufca: Jam i pakënaqur me funksionimin e drejtësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se është i pakënaqur me funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai ka thënë po ashtu se është i pakënaqur me masën se sa po luftohet korrupsioni dhe dhuna ndaj grave.

“Jam i pakënaqur me funksionimin e drejtësisë, i pakënaqur me masën se sa luftohet korrupsioni në Kosovë edhe jam i pakënaqur se sa efektive është drejtësia sidomos në rastet e dhunës ndaj grave”, ka thënë ai.

“Në të gjitha këto jam i pakënaqur, por drejtësia jonë, kushtetutshmëria jonë thotë që drejtësia është e pavarur, vullneti jonë për reforma të cilat çojnë pastaj në drejtësi e ka arritur kulmin e vetë kur Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë që kemi të drejtë ta bëjmë vetingun për këta gjyqtarë dhe prokurorë”, ka shtuar ai.

Megjithatë, ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese vetinung e kufizoi në drejtimet e larta udhëheqëse.

“Problemi i dytë na e ka kushtëzuar vetë procesi me ardhjen e Listës Serbe për të votuar që mua më duket prapë një far asgjë hiçi”, ka potencuar Glauk Konjufca.

Exit mobile version