Në seancën e sotme, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se rezoluta për adresimin e rritjes së çmimeve e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje është një rezolutë e hiçit, për hiçin, te hiçi.
Me këtë deklaratë të Lekajt, ironizoi kryekuvendari Glauk Konjufca, ku duke qeshur kërkon pauzë gjoja për reflektimin e deklaratës së deputetit të AAK-së, shkruan Gazeta Express.
“Më bëri shumë përshtypje propozimi i rezolutës nga Vv spese sikur të ishin në opozitë e kisha arsyetu por të qenit në pozitë e të propozonit një rezolut e del këtu ministrja thotë e falënderoj kryetaren e VV-së grupin parlamentar që na ka ofruar një rezolut të tillë. Ku ka ndodh kjo? Po ju pyes Mimoza Kusari Lila cka doni me arrit me këtë rezolutë. Kjo rezolut është e hiqit për hiqin te hiqi”
Konjufca ia ndërprenë fjalën duke thënë: “A bën pak pauzë sepse na vyn një reflektim për këtë”.
Ndërsa Lekaj vazhdon duke thënë se më këso lloj rezolutash po mundohen që t’ua mjegullojnë mendjen qytetarëve të Kosovës.
“Më besoni dhe ajo që mund të them se qytetari jonë është në krizë të thellë elektrike, atij për cdo itë po i përkeqësohet gjendja, atij për cdo ditë po i bjen në mëndmë leshu këtë Kosovë, e pse e bënë? Për keqqeverisjen tuaj. Mendoni që ju me këto rezoluta mund të krijoni mjegulla e me kamuflu me diçka tjetër, është me ju ardh keq”, tha Lekaj.