Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar nga mbrojtja e afërt të lëshojë sallën e Kuvendit.
Mbrojtja e Kryeministrit Kurti që deri tash kanë qëndruar përreth vendit ku është ulur Kurti, për ta mbrojtur atë.
Por, pas kërkesës së Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ata e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
Konjufca pas kësaj i ka kërkuar edhe deputetëve të PDK-së që ta lirojnë foltoren e Kuvendit, por ata nuk kanë pranuar.
Ndryshe, deputetët opozitarë sot ndërprenë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës plenare më 13 korrik, me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku që hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.
Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i cilësoi deputetët e PDK-së “si një bandë rrugaçësh” dhe shtoi se “ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues”.