1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca i befasuar që u shpall i pafajshëm: Isha përgatitur të dënohem me kusht ose gjobë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një konferencë për media ka folur për lirimin e tij si i pafajshëm nga akuza për hedhje të gazit lotsjellës.

Konjufca ka thënë se edhe vetë është befasuar nga nja vendim i tillë, pasi ka qenë i përgatitur për t’u dënuar, me kush apo me gjobë.

“Sa i përket çështjes së parë: gjykatës. Ky ka qenë një proces i cili është zvarritur së tepërmi. E dyta është që nuk ka qenë një proces gjyqësor me standarde të njëjta. Pra, kanë ndodh edhe dënime me kusht, por kanë ndodh edhe dënime me gjobë. Pastaj nuk ka pasur një standard. Kështu që, në momentin që nuk është vendosur sipas një kriteri të njëjtë për të gjithë, sepse të gjithë e kanë bërë veprën e njëjtë, atëherë unë mendoj se qysh në atë kohë Gjykata i ka ndryshuar standardet dhe pastaj as unë vet nuk e kam ditur se çfarë dënimi do të më pres”, ka thënë Konjufca.

“Por që lirohem krejt kjo me të vërtetë ka qenë befasi për mua, për arsye se unë kam pritë që do të ketë dënim me kusht ose me gjobë. Mirëpo Gjykata me siguri është bazuar tek dëshmitarët, nuk dua të futem më thellë në komentim se për çfarë arsye e ka marrë këtë vendim”, ka thënë Konjufca.

“Nuk do ta kisha problem edhe që të isha i dënuar, isha i përgatitur për këtë gjë, ma shumë kam pritur që do të jetë ai vendim”, ka shtuar tutje Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img