Site icon PrishtinaPress

Konjufca i ashpër me deputetët: Edhe një herë pihet duhani në bufe, do ta ftoj inspektoratin

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, përpara se ta nis seancën e sotme ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve për pirjen e duhanit në bufen e kuvendit.

Konjufca në fillim të seancës së sotme, tha se ka informata që në bufen e Kuvendit po pihet shumë duhani. Për këtë ai tha se nëse ndodhë edhe një herë do ta ftojë inspektoratin e shtetit.

“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni ta thërras Inspektoratin e Shtetit”, është shprehur Konjufca.

Tutje, ai ua kujtoi deputetëve se në çdo hapësirë të kuvendit dhe të institucioneve publike ndalohet pirja e duhanit, ku i ftoi që ky vendim së pari të vlejë për përfaqësuesit e popullit./Prishtinapress/

Exit mobile version