Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës së tij në Gjermani është takuar me Anton Hofreiter, Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun Gjerman.
Ai ka njoftuar se me anëtarë të tjerë të këtij komisioni patën mundësi të shkëmbenim perspektivat rreth çështjeve të interesit të përbashkët.
“Z. Hofreiter e falënderova për mikpritjen dhe i shpreha mirënjohje për kontributin e tij, të komisionit që drejton dhe të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në çështjet e proceseve integruese evropiane, ekonomisë dhe energjisë së qëndrueshme dhe liberalizimit të vizave”, shkroi Konjufca në Facebook.
Gjithnjë të hapur për thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë, partnerit tonë të pazëvendësueshëm, me një rol qendror në Bashkimin Evropian ku vendi ynë natyrshëm dhe pashmangshëm aspiron të integrohet”, shtoi më tej ai.
Gjatë vizitës në Gjermani, Konjufca dje ka takuar anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes, kryesuar nga Marie-Agnes Strack-Zimmermann.
Konjufca ka thënë se anëtarët e këtij komisioni i informoi mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.