Site icon PrishtinaPress

Konjufca e pret Edi Ramën sot pasdite në Kuvendin e Kosovës, konfirmohet takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur sot një vizitë nëpër të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai sot është duke qëndruar në Maqedoninë e Veriut, derisa pasdite do të vizitojë Kosovën. Takimi me kryeministrin Albin Kurti ende s’është konfirmuar, megjithatë Ramën do të presë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Se ky takim do të ndodhë, e kanë konfirmuar edhe nga Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media. Takimi do të ndodh në orën 17:15 në kabinetin e kryetarit Konjufca.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.  Koha: 17:15 Vendi: Kabineti i kryetarit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Edhe Edi Rama në agjendën e tij, ka konfirmuar se do të takohet me kryekuvendarin Glauk Konjufca.

Exit mobile version