Kryeparlamentari Galuk Konjufca, tha deklarimet e kryeministrit Albin Kurtit ditë më parë nuk kanë qenë akuza, por ishin konstatime për mënyrën e punës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.
Sipas tij, Lajçak me qëndrimet e tij është pozicionuar në anën e Serbisë. Ai shtoi në takimin e fundit ka ndryshuar qasja duke shtuar se njohja është hequr dhe është kërkuar nga Lajçaku vetëm formimi i Asociacionit.
I pyetur për qëndrimin e BE e ShBA në lidhje me mbështetjen e tyre për punën e emisarit, Konjufca tha se ka vetëm një çelës që dialogu të vazhdojë, e ajo është që Asociacioni të formohet bashkë me njohjen nga Serbia.
Ai shpreh i bindur se Kosova nuk mund të ec asnjë hap përpara në procesin e dialogut nëse nuk e ka në horizont njohjen nga ana e Serbisë, për çka tha se me këtë premtim VV ka ardhur në pushtet.
“Së pari nuk mendoj që ato ishin akuza ishin disa konstatime mënyrës së punës së Lajçakut. Është vërejtur më thënë të drejtën qysh në fillim që Lajçak qëndrimet të cilat i artikulon më shumë janë lë të themi ato marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht e pasatja përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i qetë në zgjidhjet që i propozon me mund me qenë pikënisje e pozicionit të Serbisë, qysh me mundur me akomoduar në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë”, tha ai për EO.
“E cili është pozicionimi i Serbisë, pozicionimi i Serbisë është që Kosova duhet ta bëjë një Asociacion jashtë çdo ombrelle politike të procesit i cili e ka arrit këtë pikë ku jemi tash. Përderisa qasja origjinale ka qenë ndryshe krejt, qasja origjinale ka qenë kjo që me qenë se Kosova nuk mund ta bëjë Asociacioni, sepse përndryshe do ta kishte bërë prej 2013 do ta kishte bërë në Qeverinë e Isa Mustfaës, ose Hashim Thaçit, tash më VV është më vështirë që të bëhet. Sepse ne e kemi marr një mandat kogja të fuqishëm politik me disa premtime tjetra”.
“Cilat kanë qenë ato premtime, ato kanë qenë se Kosova nuk mund të ec asnjë hap përpara në procesin e dialogut nëse nuk e ka në horizont njohjen nga ana e Serbisë. Pikërisht duke pas këtë parasysh ekspertët që e kane përpiluar marrëveshjen e Ohrit e kanë zgjeruar ombrellën. Zgjerimi i ombrellës është që aty të jetë njohja dhe Asociacioni. Tash Lajçak po thotë që aty është vetëm Asociacioni. Njohja i përket Serbisë kur do ajo, do të thotë ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçak e artikulon atë dhe thotë që ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçka e artikulon këtë dhe thotë që ky është pozicion i BE atëherë ne mund të themi që Lajçak paska kontribuar që ky pozicion zyrtarë i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia. Mua nuk më duket kjo e drejtpeshuar fare. Është devijim prej idesë origjinale. Ideja origjinale është nuk ka Asociacion pa njohje. Nuk mundesh Asociacion me marr edhe me heq prej idesë se njohjes. Quajeni si dush njohje de-facto, është njohje e shtetësi së Kosovës. Serbia duhet që të pajtohen se kur ta kalon kufirin në Merdare është në një shtet tjetër. Duhet ta njoh, flamurin, simbolet nuk duhet që të na pengoj kur aplikojmë ne në organizata ndërkombëtare”.
“Pastaj është në përgjegjësin e Kosovës me gjet një formë të Asociacionit që është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk e cenon rendin juridik. Nëse mundoheni me shkatërruar me të ide atëherë jeni në faror të Serbisë. Nuk është akuzë kjo, kjo është thjesht identifikim i një njeriu i cili pe kryen punë e vetë kogja në mënyrë të pa përgjegjshme. Vetëm një çelës është i mundshëm për të ecur dialogu përpara, Asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe nuk ka avancim të dialogut është problem”, tha ai.