Site icon PrishtinaPress

Konjufca e krahason Molliqajn me Thaçin, përplasën ashpër njëri me tjetrin

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca është përplasur ashpër me deputetin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Konjufca para deputetëve, në foltoren e Kuvendit e ka krahasuar Molliqajn  me Presidentin Hashim Thaçi.

Deputeti i VV-së i thotë Molliqajt se ai po tingëllon në stilin e Thaçit kur po flet, shkruan  Indeksonline.

“Moti se pasna dëgju Hashim Thaçin tu fol në Kuvend. Pasna harru se që dy vite nuk u kanë. Qysh po tingllojka si Thaçi, me atë stilin se për ty kam dicka,  po mos m’shti me fol, mos me shti me të thanë e me i shku dej në fund se nuk e din çka të gjënë. Moti nuk e pasna dëgju, një diskurs të tillë qesharak. Kjo foltore nuk është adekuate me  i shpalosë traumat që i kanë pas prej debateve”, ka thënë Konjufca.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj. Molliqaj pranon se ka marrë traumë prej emisioneve, duke i thënë Konjufcës së prej tij e ka këtë.

“Po ta pranoj. Kam traumë, e kam prej teje, prej një njeriu që e kam respektuar shumë. Glauk njëri i mirë por, pa dinjitet. Unë po tingëllojë si Kadria, Ramushi, Isa, po unë nuk i shërbejë askujt. Nuk po të them ty sahanlëpirës, por, ti je bërë shërbyes Glauk”, iu kundërpërgjigjet Molliqaj.

Exit mobile version