-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca e cilëson qasjen e Serbisë kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Konjufca e falënderoi deputetin gjerman për vizitën, duke sjellë në vëmendje rolin  dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë në drejtim të Kosovës.

“Ai u shpreh se mbështetja e shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës vijon të ketë rëndësi thelbësore, si dhe theksoi nevojën që partneriteti i ngushtë midis dy vendeve të thellohet gjithnjë e më shumë, përmes bashkëpunimit dhe projekteve që kanë në bazë interestin dhe vlerat tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Në takim u bisedua edhe rreth çështjeve të ekonomisë, zhvillimit dhe sigurisë, ku Konjufca e njoftoi deputetin Peter Beyer me zhvillimet e aktualitetit, duke e cilësuar qasjen e Serbisë kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.

Poashtu, bashkëbiseduesit diskutuan rreth rolit të diasporës së Kosovës në Gjermani si element shumë i rëndësishëm ndërlidhës dhe i forcimit të raporteve mes dy vendeve.

Deputeti gjerman, Peter Beyer, e falënderoi Konjufcën për pritjen, duke u shprehur për nevojën e bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë mes vendeve tona, si dhe duke theksuar se Republika e Kosovës do të vazhdojë ta ketë në krah të saj mbështetjen gjermane, në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img