2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Drafti i ri i propozuar për Asociacionin, goxha më ndryshe prej atyre që i kemi kritikuar

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për draft-dokumentin që është propozuar nga pesëshja evropiane për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Konjufca ka thënë se propozimin e kësaj here ndërkombëtarët janë munduar ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“Drafti që unë e pashë, por nuk pata mundësi shumë ta analizojë thellësisht, sepse menjëherë kryeministri prej atje vazhdoj, nuk mujtem me analizu në detaje, qeveria me siguri e ka analizuar, por unë si kryetar i parlamentit jo. Janë munduar të shkruajnë në përputhje dhe me frymën e Kushtetutës së Kosovës”.

Kur u pyet se a përkon me draftet apo propozimet prej organizatave qeveritare më herët, Konjufca tha se propozimi i tanishëm është ndryshe.

“Jo është goxha ndryshe, ndaj tyre kemi qenë shumë kritik, edhe i kemi mohuar me automatizëm menjëherë”, ka thënë Konjufca në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img