2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Ditëve të fundit goxha janë zvogëluar gjasat për shpërndarje të kuvendit

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se ditëve të fundit janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e kuvendit.

Konjufca tha se vullneti për zgjedhje ka qenë qysh para disa muajsh, ku sipas tij, edhe mazhoranca e ka shprehur gatishmërinë për to bashkë me PDK-në.

“Unë mendoj që këto ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e Kuvendit. Unë sa kam informata nga grupet opozitare do ishte e pamundur të shkohet në zgjedhje në vjeshtë për arsye se edhe vet PDK-ja sa e kam kuptuar këto i ka ndarë edhe me opinion publik”.

“Ka dhënë qëndrime ne media, ky është afati i fundit për zgjedhje, pra afati i fundit do të ishte që java e parë e qershorit qe të krijohej konsensusi mes partive politike”, tha Konjufca.

Por sa i përket mënyrës së shkuarjes në zgjedhje, Konjufca tha se duket që opozitës po i duhet më shumë kohë dhe se nuk duhet paragjykuar subjektet politike të cilat kërkojnë më shumë kohë.

“Por nëse nuk arrihet konsensusi i subjekteve qe jemi dukshëm mbi 80  sepse mund edhe të mos bëhet shpërndarja e Kuvendit, dhe vetëm mazhoranca me PDK-në do ishin në kufi të këtyre numrave, kjo është arsyeja pse kemi kërkuar një konsensus më të gjerë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img