1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca dënon sulmin ndaj Sylës: Kjo nuk përkon as me kulturën, as me traditën shqiptare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe opinionistit, Valon Syla.

Konjufca përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sulmi ndaj Sylës është shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut.

“Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut, dhe nuk mund të tolerohet kurrsesi në një shoqëri demokratike.  Ata kanë të drejtën e garantuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë për të kryer detyrën e tyre profesionale pa frikë dhe pa ndonjë censure apo presion të jashtëm”, shkroi ai.

Tutje kryekuvendari tha se sulmi ndaj gazetarëve  është një krim i cili nuk përkon as me kulturën dhe as me traditën tonë shqiptare.

“Kërkohet që organet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i sjellë autorët e sulmit para drejtësisë! Solidarizohemi me Valonin dhe i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, shkroi Konjufca.

Ndryshe, Syla mbrëmë ka përfunduar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Koosvës, pasi tre persona dyshohet se e sulmuan fizikisht për shkak të komenteve të tij lidhur me fenë.

Të paktën kështu ka pohuar edhe vetë gazetari në një prononcim të shkurtër për RTV Dukagjini.

Nga Emergjenca e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku u dërgua për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor, Syla ka folur shkurt lidhur me sulmin.

“Dmth tre islamikë fanatikë më kanë sulmu. Shpejt e shpejt ka ndodhë edhe kanë ikë”, ka thënë ai.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pak minuta pas përfundimit të emisionit ‘Pressing’ në T7, ku Syla është panelist.

Menjëherë pasi ai ka dalë nga zyrat e televizionit, tre persona dyshohet ta kenë ndjekur nga pas dhe e kanë sulmuar në kafenenë ‘Image’ duke i shkaktuar lëndime të lehta në kokë.

Shkak i sulmit dyshohet të jenë bërë komentet e Sylës lidhur me fenë islame, ku gjatë ditës së djeshme ka pasur një sërë reagimesh në llogarinë e tij në Facebook, ku ironizonte me veturën luksoze të tipit Mercedes, që iu bë dhuratë hoxhës nga Prizreni, Mazllam Mazllami./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img