-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca del me shpjegim për deklaratën e Vjosa Osmani për Macronin

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka folur për paralajmërimet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron që mund të ketë pezullim të vizave nëse Kosova nuk sillet me përgjegjësi në raport me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Konjufca ka thënë se beson në atë që ka deklaruar presidentja Osmani pas paralajmërimeve të Macronit.

Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca i ka dalur në mbrojtet presidentes Osmani pas kërcënimeve që ia bëri presidentit të Francës, duke thënë se me deklaratën e saj u morën “shumë më shumë me mënyrën dhe formën” dhe jo me përmbajtjen.

“Po me presidentin u morën shumë më shumë në mënyrë dhe formën si e tha ajo, por unë mendoj që çka është esenciale ka të bëjë me atë se çka ka thënë presidentja, jo me formën qysh e ka thënë, me formën qysh e ka thënë mund të jenë aty 100 mendime por me përmbajtjen nëse dalim të përmbajtja, porosia që ka dashtë me përçu presidentja ka thënë që kjo e dëmton seriozisht dialogun bile e bllokon atë.” – ka thënë ai në DPT te Fidani.

Tutje, ai ka vazhduar me arsyetimin e presidentes teksa ka thënë se edhe ai beson në të.

“Kjo natyrisht që është një shprehej e pozicionimit politik në të cilin edhe unë besoj sepse diçka që është një e drejtë elementare e popullit të Kosovës e cila nuk ka të bëjë me një të drejtë të qeverisë por me të drejtën e popullit për me gëzu mundësinë e lëvizjes së lirë në këto shtetet që e kanë regjimin e vizave, kjo është një diçka e fituar me plot meritë nga ana e republikës tonë e cila i atribuohet popullit.” – ka thënë tutje ai.

“Sa i përket sanksioneve të qeverisë ato janë sanskione të tjera që janë duke ndodhur në një masë dhe sa i përket përgjegjësi unë besoj që është marrë.” – ka thënë Konjufca.

Ndërkohë, presidentja Osmani ka thënë se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo deklaratë u komentua me të madhe dhe u pa si një gjuhë e rëndë dhe jo diplomatike ndaj Kosovës.

“Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet.” – ka thënë Osmani.

Çka tha Marcon?

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ditë me parë ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk sillen me përgjegjësi.

Në mes të masave, ishte edhe mundësia për pezullimin e vizave.

“Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë Macron.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img