Site icon PrishtinaPress

Konjufca: Beteja e Koshares ia ndërroi fizionominë UÇK-së

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vlerësuar lartë Betejën e Koshares.

Në seancën solemne, e cila po mbahet për nder të kësaj beteje të UÇK-së, i pari i Kuvendit ka bërë me dije se kjo betejë ia ndërroi fizionominë UÇK-së.

Kjo betejë mund të themi që ia ndërroi fizionominë UÇK-së si një ushtri tashmë e aftë të ndërmerrte operacione ushtarake në shkallë të gjerë kundër Jugosllavisë dhe Serbisë. Pra, Beteja e Koshares do të vlerësohet për cilësitë e saj të larta të një beteje të lavdishme e realizuar si një operacion luftarak i paparë deri atëherë nga UÇK-ja”, ka thënë Konjufca, raporton EO.

Më tej, ai ka vlerësuar se kjo betejë i ka bashkuar gjithë shqiptarët. 

Kjo betejë shënon një përbashkim të lartë kombëtar, një gjithpërfshirje të të gjitha trevave e luftëtarëve që merrnin pjesë nga të gjitha viset e kombit tonë, duke përfshirë edhe mërgatën tonë e bënë këtë betejë një nga betejat më domethënëse në kuptimin e mobilizimit gjithëkombëtar shqiptar për çlirimin e Kosovës”, është shprehur kryeparlamentari.

Exit mobile version