0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca bëri homazhe në fshatin Sllovi të Lipjanit: Ende mungon drejtësia për viktimat e këtij krimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në shenjë nderimi për dëshmorët dhe martirët e fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit, bëri sot homazhe pranë lapidarit të të rënëve të këtij fshati.​

Konjufca tha se sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve ka kuptim për gjeneratat e reja, pasi e gëzojnë lirinë e sotme.

“Viktima të kësaj ploje mizore qenë burra, gra, të rinj dhe pleq të paralizuar. Hasanin 18 vjeç e ekzekutuan në sy të babait, ndërsa nënë Halimen 84 vjeçare e dogjën të gjallë.
Shumicën e kufomave i zhdukën me dhunë dhe i fshehën në Serbi, disa u zbuluan vite më vonë në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit. Ende mungon drejtësia për viktimat e këtij krimi të gjenocidit”, ka thënë Konjufca.

Dënimin e krimeve serbe i pari i Kuvendit e konsideroi proces të vështirë, por u tregua optimist se do të ndëshkohet gjenocidi i Serbisë në tërë Kosovën.

Ndryshe, më 15 e 16 prill 1999, në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat pushtuese të Serbisë vranë dhe masakruan 45 civilë të pafajshëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img