Pas konferencës me Osmanin, Escobar ka takuar edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Konjufca ka thënë se Kosova nuk do të heqë dorë nga fokusi për arritjen e njohjes së plotë reciproke.
“Moment i rëndësishëm. Optimist se takimi do të jetë i frytshëm. Asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë”, ka thënë shkurt ai gjatë takimit.
Kujtojmë se presidentja Osmani u shpreh optimiste lidhur me marrëveshjen, teksa tha se Kosova shkon drejt Ohrit me shpresë për rezultate pozitive.