3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Konjufaca: Zgjedhjet nuk janë proces ushtarak, por një proces civil demokratik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, ku ka thënë se vendim për shtyrjen zgjedhjet është në dorën partive politike, por sipas tij,  organet e sigurisë të Kosovës do ta analizojnë situatën se a ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas Konjufcës nuk duhet të jepen urdhra politik që të mbahen zgjedhjet por duhet të analizohet situata në aspektet sigurisë.

“Ne jemi qëndrimet tona politike, amo çështja e sigurisë edhe institucioneve që ty ta sjellin në letër me dokumentacion cila është gjendjen e rrezikshmërisë, tani ti i ke dy variante mund të jetë rrezikshmëri që mundesh mi mbajt zgjedhjet me njësi speciale edhe nuk ka askush çfarë të bëjë”, ka deklaruar Konjufaca në rtv Dukagjini.

“Zgjedhjet nuk janë proces ushtarak, ky është një proces civil demokratik, e procesi civil demokratik duhet të mbahet me një nivel të normalitetit situatës politike dhe të sigurisë”.

Më tej, Konjufac ka sqaruar sesi institucionet e sigurisë do ta informojnë  KQZ-në për situatën e sigurisë edhe KQZ-ja do ta vlerësojë situatën se a do të mbahen zgjedhjet.

“KQZ-ja do ta informojnë Presidenten Vjosa Osmani, madje kjo e fundit do t’i ftojë partitë politike, ku këto do t’i japin qëndrimet e tyre, edhe nëse arrihet një konsensuse me 70 për qind e forcave politikë ashtu do të detyrohet presidentja të veprojë”, ka sqaruar Konjofca.

Ai ka përfunduar duke thënë se vendet perëndimore e kanë qëndrimin e njëjtë që të shtyhen zgjedhjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img