1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kongresmeni Turner: Puna e Chris Hill në Beograd dëshmi që SHBA do t’i forcojë raportet me Serbinë

Kongresmeni republikan Mike Turner ka njoftuar në platformen X për takimet që i ka pasur dje në Serbi. Turner sot gjatë ditës ka qëndruar edhe në Kosovë ku ka takuar Presidenten Vjosa Osmani.

Kongresmenin Mike Turner deklaron se puna e ambasadorit amerikan në Serbi e bën të qartë se SHBA mbetet e përkushtuar për të forcuar raportet me Serbinë.

Këtë koment kongresmeni Turner e bëri në profilin e tij në platformën X ku ka njoftuar për takimet me Presidentin e Serbisë, Kryeministren, Ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm.

“Puna e Chris Hill këtu në Beograd e bën të qartë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të forcuar marrëdhëniet tona me Republikën e Serbisë”, shkruan ai.

Gjithashtu njoftoi edhe për takim me Ministrin e Punëve të Brendshme në Serbi, Bratislav Gashiq.

Turner thekson se aty u diskutua “përkushtimi i përbashkët mes dy vendeve për sigurinë publike”.

Po ashtu ka publikuar pamje edhe nga ky takim, të cilat mund t’i shihni duke klikuar KËTU.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img