-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kongresmeni Torres mbron Kosovën: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka mbetur i zhgënjyer nga Sekretari i Shtetit të tij, Antony Blinken, i cili dënoi veprimin e institucioneve të Kosovës për ngjarjet e djeshme në Veri.

Ai tha se Kosova është aleat i SHBA-së dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë kur kjo iu desh SHBA-së.

“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u pranoi në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar ai, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit.

Sekretari Blinken dje dënoi veprimet e Kosovës, duke i bërë thirrje edhe kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalojë këto masa menjëherë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img