Site icon PrishtinaPress

Kongresmeni Torres dhe zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare bisedojnë për Kosovën

UNITED STATES - JUNE 25: New York City COuncilman Ritchie Tores sits down with CQ Roll Call. He is a Democrat running in NY-15 in the Bronx. The race now an open-seat contest now that Rep. Jose E. Serrano is retiring. (Photo by Nathan Ouellette/CQ Roll Call)

Kongersmeni i Bronx-it, Ritchie Torres, thotë se ka biseduar me zëvendëskëshilltarin kryesor për Siguri Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me Kosovën.

Torres ka bërë të ditur se temë kryesore e bisedës ishte situata aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Indeksonline.

“Si kongresmen për Bronx-in, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, i përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë – të cilën ai e kupton thellësisht – dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të trajtojë Kosovën me drejtësinë dhe respektin që e meriton si një shtet-komb sovran” ka thënë Torres pas bisedës me të.

Kongresmeni amerikan shtoi gjithasthu se pas kësaj bisede, ai beson sigurt që Finer e di se sa e rëndësishme është mbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve SHBA-Kosovë.

Exit mobile version