Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kojufca, ka pritur kongresmenin amerikan Ritchie Torres, i cili ka ardhur për një vizitë në Kosovë.
Konjufca, përmes një postimi në Facebook, i ka dëshiruar mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë.
Ai ka thënë se kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë.
“Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: ‘Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në’”, ka cituar Kojufca kongresmenin amerikan.
Vizitën e kongesmenti amerikan e kishte paralajmëruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili gjatë javës qëndroi për vizitë në SHBA.