1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kongresmenët amerikanë i shkruajnë Pompeos, kjo është kërkesa e tyre për dialogun Serbi – Kosovë

Tetë kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo në lidhje me bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës.

Tetë kongresmenë amerikanë kanë kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo të ofrojë mbështetje për përpjekjet e Serbisë në arritje të paqes, nëpërmjet bisedimeve në kërkim të përmirësimit të raporteve me Prishtinën, shkruan “RTS”.

Kongresmenët në letrën e tyre dërguar Pompeos kanë theksuar se një veprim i tillë diplomatik jo vetëm se do të ofrojë mundësinë për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan, por edhe njëherë do të dëshmojë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për siguri transatlantike, transmeton lajmi.net.

“Iniciativa e Serbisë për pajtim me Kosovën jo vetëm se është dëshmi se marrëveshja është në ardhje, por edhe ofron mundësinë për sigurimin e integritetit në komplet regjionin e Ballkanit dhe shtetet perëndimore”, thuhet në letrën e kongresmëneve të dërguar tek Pompeo.

Ata po ashtu apelojnë nga Pompeo të vazhdojë të ofrojë mbështetje për përpjekjet e tilla, që sipas tyre, janë dëshmi e punës për arritjen e paqes dhe sigurisë në komplet regjionin e Ballkanit, transmeton lajmi.net.

Kongresmenët amerikanë theksojnë se është në interes nacional të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përkujdeset që bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës të kenë sukses dhe shtojnë se është imperativ për SHBA-të të mbikëqyrin marrëveshjet mes të dyja palëve në mënyrë që të arrihet një pajtim i plotë në përputhje me procesin e Brukselit. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img