-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kongresistja amerikane letër Kurtit: Mbani zgjedhjet e reja dhe themeloni Asociacionin

Kongresistja amerikane, Claudia Tenney, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku i ka shprehur shqetësimin e saj për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Në këtë letër, Tenney i ka kërkuar Kurtit që të ndërmarrë veprime për të “depërshkallëzuar situatën” dhe që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Unë shkruaj me shqetësim të madh për përshkallëzimin e tensioneve në Veri të Kosovës dhe mungesën e progresit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Jam e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të serbëve të Kosovës që vazhdon të destabilizojë sigurinë në rajon. Ju inkurajoj shumë ju dhe administratën tuaj që të mbani zgjedhje të reja për postet e kryetarëve në komunitetet me shumicë serbe, të tërhiqni plotësisht forcat speciale në komunat me shumicë serbe dhe në fund të krijoni Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, siç kërkohet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, thuhet në letrën e kongresistes amerikane.

Sipas saj, serbët e Kosovës kanë bojkotuar zgjedhjet si rezultat i “politikave diskriminuese”.

“Siç e dini, serbët e Kosovës bojkotuan zgjedhjet e 23 prillit në veri të Kosovës, si rezultat i politikave diskriminuese antiserbe dhe mungesa e progresit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Kjo çoi në pjesëmarrje të vetëm 1,567 personave nga rreth 45,000 votues me të drejtë vote – një përqindje e pjesëmarrjes prej 3.5 për qind. Pavarësisht nga mungesa e qartë e mandatit nga këto rezultate, këta kryetarë komunash u vendosën me forcë në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan, dhe Zubin Potok – të gjitha komunitetet me shumicë serbe”, thuhet ndër të tjera në letër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img