Site icon PrishtinaPress

Konflikti Sekiraqa-Capat, Bajqinovci e “arsyeton” me vjedhjet gjatë pushteteve të kaluara: Opozita mos të na mbajë ligjërata

Një përleshje e armatosur ndodhi mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, ku si pasojë një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën.

Të përfshirë në këtë rast, ishin dy familje të njohura të kryeqytetit, ajo Sekiraqa dhe Gashi- Capat.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar sot duke e ndërlidhur krimet dhe vjedhjet që kanë ndodhur gjatë 24 viteve kur në pushtet ishin partitë e sotme opozitare.

“Kosova vetëm në vitin 2018, ishte shndërruar në një çerdhe të grabitësve me 270 raste të grabitjeve të regjistruara. Disa prej tyre përfunduan tragjikisht, me humbje të jetëve. Prandaj, opozita mos të na mbajë ligjërata për siguri, sepse gjatë qeverisjes së tyre Kosova ishte si një “Teksas” ku sundonte krimi dhe pasiguria. Të mos harrojmë se cilat ishin rezultatet e qeverisjes së tyre në këtë aspekt. Ne mund t’i publikojmë brenda 24 viteve të gjitha statistikat e kriminalitetit dhe e shohim se si keni qeverisë”, ka shkruar Bajqinovci.

Exit mobile version