Një 37-vjeçar nga Kosova dhe dy punonjës të karburantit që u përfshinë në një mosmarrëveshje një ditë më parë në Tale të Lezhës, janë vënë në pranga.
Shqiptarin e Kosovës e rëndon akuza për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”.
Ndërsa dy punonjësit pritet të hetohen për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.
Konflikti, që dyshohet se nisi për motive të dobëta, ndodhi një ditë më parë, rreth orës 18:30 në aksin rrugor Lezhë-Milot.
37-vjeçari i ka goditur fizikisht dy punonjësit dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që t’i përplasë duke u rrezikuar jetën, njofton policia.
Si pasojë e sherrit, mbeti i lënduar njëri nga punonjësit, që ndodhet në spital dhe thuhet se është jashtë rrezikut për jetë.