Site icon PrishtinaPress

Konflikt mes çiftit në Prizren: I riu e grushton të dashurën pas nië zënke, dërgohet në mbajtje

Dhuna në familjet kosovare është një dukuri shumë shqetësuese. Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga partnerët apo edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të martën në rrugën “Fehmi Agani” në Prizren, ku u arrestua një 42-vjeçar nën dyshimet për dhunë ndaj të dashurës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është B.P, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, ai po dyshohet se derisa ishte bashkë me të dashurën, e ka sulmuar fizikisht atë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Prizren, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në Polici.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Exit mobile version