Site icon PrishtinaPress

Konflikt familjar në Prizren: Burri grushton gruan për shkak të punëve të shtëpisë, ajo e denoncon në Polici

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një fshati Billushë i Prizrenit, pasi gruaja 52-vjeçare e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën fizike e psikike që ka ushtruar ndaj saj.

Viktima ka raportuar se burri i saj pas një mosmarrëveshje për punët e shtëpisë e ka sulmuar atë me grushte, duke i shkaktuar frikë e shqetësim, për çka u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me veprën me të cilën ngarkohet, teksa gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur edhe dy armë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij të iniciohet rasti për “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Exit mobile version