-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Konflikt familjar në Pejë: Babai e çon në Polici djalin e tij, ankohet se është agresiv

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në Vitomiricë të Pejës, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar babai i të dyshuarit, i cili është ankuar se djali i tij qëkur është kthyer nga një vend i Evropës, vazhdimisht ka sjellje agresive.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor 21-vjeçarin dhe i njëjti është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img