Telashet familjare janë të shpeshta, ku anëtarët përleshen mes vete apo pësojnë nga kryefamiljari.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Vatë të Kaçanikut, ku babë e bir janë përfshirë në një konflikt fizik mes vete.
Sinjali mëson se 53-vjeçari ka përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve që ka marrë gjatë përleshjes, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndihmën e Policisë së Kosovës.
Bazuar në dëshminë e tij, i biri e ka sulmuar fizikisht me një shkop druri, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.
Njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor 18-vjeçarin, i cili është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit të hetohen në liri për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.