Site icon PrishtinaPress

Konflikt familjar në Gjakovë: Vjehrra dhe nusja rrahen mes vete, në përleshje futet edhe djali

Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe nuset të cilat kanë probleme me vjehrra.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, ku dy grua dyshohen se janë kapur mes vete pas një mosmarrëveshje.

Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vjehrra dhe nusja janë përleshur fizikisht me njëra – tjetrën e më pas në rrahje është përfshirë dhe burri/djali i të dyshuarave.

Ky i fundit tentoi t’i ndalojë, por edhe ai ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti është denoncuar dhe si rezultat, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, burri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja e tij në strehimore.

Ndaj tyre, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Exit mobile version