0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Konflikt familjar në Gjakovë: I riu kërcënon vëllain e tij, ia drejton armën e zjarrit

Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Ata madje shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet.

Në sherr janë përfshirë dje edhe dy vëllezër në fshatin Orize të Gjakovës, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka kërcënuar vëllain e tij.

Sinjali mëson se i riu dyshohet se pas një konflikti verbal, ka drejtuar armën e zjarrit kah vëllai i tij, duke bërë kështu që viktima të kërkojë ndihmën e Policisë.

Në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë dëshmia edhe e babait të dy djemve, i cili ka pohuar se djali i tij i madh ia ka drejtuar armën 19-vjeçarit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim ku ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Po ashtu Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armën që dyshohet se përdori në rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 20-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img