Site icon PrishtinaPress

Konfiskohet një motobarkë – dyshohet se ishte e Radoiçiqit

Një motobarkë është konfiskuar sot nga Policia e Kosovës në Zveçan.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se kjo motobarkë dyshohet që i takon ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq./Klankosova.tv

Exit mobile version