Është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e medikameteve të kontrabanduara, në dy barnatore në Komoran të Drenasit.
Këtë e kanë bërë të ditur nga Dogana e Kosovës, që ka njoftuar se aksioni i tyre ka qenë i befasishëm.
“Të gjitha mallrat (medikamentet) janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës”, theksohet në njoftim.