Njësitë e antidrogës së Policisë së Kosovës në rajone të ndryshme të vendit kanë vë në pranga disa persona të dyshuar, dhe gjatë operacioneve policore janë konfiskuar rreth 16 kilogram drogë.
Sipas njoftimit të Policisë Policia e Kosovës, në vazhdën e hetimit të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi” të mërkurën në koordinim me prokurorinë e krimeve të rënda Prishtinë kanë realizuar një operacion policor ku fillimisht rreth orës 14:50 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Bresalc, një njësi e trafikut regjional të Gjilanit e ka ndalur veturën e tipit Audi A6, me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar personi i dyshuar me iniciale A.K., mirëpo, pasi që zyrtaret policorë i kanë kërkuar që ta hapte bagazhin e veturës, i njëjti me shpejtësi është nisur nga vendi i ndaljes që t’i shmanget arrestimit.
Mirëpo, pas punëve hetimore dhe operative të zyrtarëve të antidrogës, personi i njëjtë është arritur të arrestohet në Komunën e Graçanicës, pasi që i njëjti ishte i implikuar në vepër penale së bashku me të dyshuarin e dytë, me iniciale F.M., tani më i arrestuar në vendin e ngjarjes në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit.
Dy personat e lartcekur me iniciale dyshohen se kanë bërë transportimin e substancës narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë. Pas matjeve, substanca narkotike rezulton të jetë me masë mbi 15 kg.
Gjatë operacionit janë konfiskuar 15 kg e 324.4gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, vetura Audi A6, me targa vendore, vetura VW-Jetta, me targa vendore, një telefon celular dhe 170 euro.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet edhe më tej.
Operacione policore të antidrogës janë zhvilluar edhe në Prizren, Pejë, përderisa në Gjilan pas hetimeve disa ditore në koordinim me organet e drejtësisë, gjatë realizimit të një bastisje dhe kontrolli të një shtëpie janë gjetur 33 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe me rastin është marr Dogana e Kosovës.