Site icon PrishtinaPress

Konfiskohen gjashtë armë në Skenderaj

Policia e Kosovës njoftoi se janë konfiskuar gjashtë armë në qytetin e Skenderajt.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në dy raste të ndryshme kanë konfiskuar armë. Pjesë e ndërveprimit operativ e hetimore ishin edhe bastisjet e shtëpive të personave të dyshuar, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e gjashtë armëve të zjarrit: tri pistoleta dhe tri pushkë gjuetie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version