Site icon PrishtinaPress

Konfiskohen 5800 kg mjaltë të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 5 mijë e 800 kavanoza 1-litërsh me mjaltë të kontrabanduar, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Policisë, mjalti kishte qene pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, andaj e njëjta është konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

Gjithashtu AUV ka marr mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme.

“Në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar: B.A., (1985) m/k dhe E.I., (1996) m/k, të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave duke bashkëpunuar ngushtë gjithnjë me Doganën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Exit mobile version