Inspektoriati doganor në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisël, në vendkalimin Bllacë në kufirin Maqedoni-Kosovë, ka konfiskuar 42 pako me rreth 20 kilogramë lëndë narkotike të tipit marihuanë, përcjell Gazeta Express.
Lënda narkotike ishte fshehur në një automjet me targa maqedone, nën drejtimin e një shtetasi maqedonas.
Ngasësi i automjetit është arrestuar sipas urdhërit të Prokurorit Publik.