Site icon PrishtinaPress

Konfirmon Zyra e Kryeministrit: Demarkacioni votohet javën tjetër

Qeveria e Kosovës do ta procedojë në Kuvendin e Kosovës, Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, këtë javë ose më së largu në fillim të javës së ardhshme.

Zyra për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeministrit ka njoftuar se “pas kthimit nga Brukseli, kryeministri Isa Mustafa do të harmonizoj qëndrimet me partnerët e koalicionit dhe në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express drejtori i Zyrës për Komunikim me Publikun, Drilon Zogaj.

Exit mobile version