Site icon PrishtinaPress

Konfirmon ministri i Shëndetësisë: Nuk ka asnjë rast me coronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se Kosova ende vazhdon të mbetet e paprekur nga coronavirusi.

“Lajm i mirë është që deri më tani akoma nuk kemi ndonjë rast të konfirmuar me coronavirus në Kosovë”, ka thënë Vitia.

Ministri ka thënë se Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marrë vendosur për marrjen e  disa masa të tjera që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit dhe mbrojtjen e popullatës

“Përveç këtyre masave sot të gjitha institucioneve shëndetësore publike dhe private do tu dërgohet qarkorja informative me rekomandime specifike që kanë për qëllim mbrojtjen e stafit shëndetësorë dhe sigurinë e pacientëve dhe qytetarëve”, u shpreh Vitia.

Ai shtoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Kosova bënë pjesë në vendin me rrezikshmëri të ulët ndaj këtij virusi.

“Ju lus që angazhimin tonë dhe masat e ndërmarra ti kuptoni vetëm si kujdes i shtuar për kujdesin publik, ku sipas të dhënave të OBSH, Kosova bënë pjesë në vendin me rrezikshmëri të ulët ndaj coronavirusit”, tha ministri Vitia.

 

Exit mobile version