0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohet: Veseli i bënë bashkë Lushtakun e Haxhiun, kjo është arsyeja!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka arritur t’i bëjë bashkë Sami Lushtakun e Bekim Haxhiun, gjatë një takimi që e kanë pasur në zyrën e partisë në Skenderaj, shkruan GazetaBlic.

Këtë takim e ka konfirmuar për “GazetaBlic” deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili e ka thënë se në këtë takim pos Veselit e Sami Lushtakut kanë qenë prezentë edhe Nuredin Lushtaku e Bekim Jashari, si dhe asamblistët “e përjashtuar” të PDK-së nga kryetari i degës në Skenderaj, Sami Lushtaku.

Haxhiu ka thënë se këtë takim e kanë bërë jo për rastin e  “përjashtimit” nga partia, por për të shkuar të gjithë në ngushëllime në një rast në Drenicë.

“Po e kemi pas një takim bashkë me Kryetarin, Kadri Veseli dhe me Samiun, jemi taku në zyre të Partisë, dhe pastaj edhe me asamblistët të cilët kanë qenë të larguar, edhe me zotin Nuredin Lushtaku, edhe me Bekim Jasharin kemi shkruar të gjithë në ngushëllime  në një rast në Drenicë,” – ka thënë Haxhiu, për “GazetaBlic”.

Sipas tij, PDK i ka shpallur zgjedhjet e brendshme dhe mandatin të gjithë kanë për ta fituar me proces zgjedhor.

Procesi zgjedhor ka me qenë i hapur për të gjithë, dhe vendimet të cila janë marrë  janë vendime jo statutare ashtu siç kanë deklaru të gjithë edhe ma herët.

Tjerat vendime të vlefshme, ato janë të ngutshme, janë bo pa arsyesh, do të thotë si vendime të paarsyeshme  edhe PDK, i kalon këto me procesin e brendshëm zgjedhor.” – ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se ai nuk i është futur politikës, për siç ka thënë, për t’i traumatizuar qytetarët, por për të punuar me tërë qenien e tij për të qenë në shërbimin e tyre.

Në anën tjetër, dy ditë më parë asamblistët “e përjashtuar” të PDK-së nga kryetari i degës në Skenderaj, Sami Lushtaku, si dhe kryetarët e nëndegëve dhe seksioneve të Skenderajt i janë drejtuar kryetarit të partisë, Kadri Veselit, si dhe Kryesisë Qendrore të PDK-së duke kërkuar “që të marrin masat e duhura juridike dhe politike” si dhe “për të shpëtuar degën e kësaj partie nga ndarja dhe humbja”.

Në këtë kërkesë, përcjell GazetaBlic, thuhej se qëllimi i tyre është që të krijojnë unitet dhe bashkëpunim brenda PDK-së në Skenderaj.

Kujtojmë se mosmarrëveshjet e PDK-së në Skenderaj kanë lindur në momentin e kandidimit të Bekim Jasharit për kryetar komune dhe vendimit të PDK-së për tërheqjen e kandidatit të tyre nga kjo garë në shenjë respekti për familjen Jashari, me ç’rast Nuredin Lushtaku dhe Bekim Haxhiu kishin dalë hapur në fushatë përkrah Bekim Jasharit, gjë të cilën nuk e kishte bërë edhe Sami Lushtaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img