Site icon PrishtinaPress

Konfirmohet vdekja e një shtetasi norvegjez në një burg në Serbi, dyshohet se është shqiptar

Më 26 nëntor një shqiptar dyshohet se ka vdekur në një burg të Beogradit.

Disa lexues të KlanKosova.tv bënë me dije se i ndjeri me inicialet A.Z., është nga qyteti i Pejës me nënshtetësi norvegjeze.

Ministria e Jashtme të Norvegjisë ka konfirmuar për Klankosova.tv se një person me nënshtetësi norvegjeze ka vdekur në një burg në Serbi, por pa dhënë detaje tutje nëse viktima është një kosovar.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë është në dijeni për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Shërbimi i Jashtëm norvegjez i ka njoftuar të afërmit dhe ka ofruar ndihmë konsullore. Autoritetet lokale janë përgjegjëse për kushtet e burgjeve në Serbi, duke përfshirë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve. Çdo pyetje në lidhje me një hetim të mundshëm të rrethanave të vdekjes duhet t’u drejtohet autoriteteve serbe”, thuhet në përgjigje.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka pyetur edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke i adresuar pyetje Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, por deri më sot nuk ka përgjigje lidhur me rastin.

Exit mobile version