Site icon PrishtinaPress

Konfirmohet skuadra e re e Iniestas

“Duke shkuar në shtëpinë time të re, me shokun tim”, ka shkruar Iniesta duke përmendur edhe Mikitanin në cicërimën e tij në Twitter.
Andres Iniesta ka konfirmuar se do ti bashkohet Vissel Kobes pasi që ka lajmëruar se është në rrugë për në Japoni.

Fillimisht u raportua se ai do të luante në Super Ligën Kineze për Chongqing Lifan, por duket se tani janë në pozitë të favorshme Kobe për nënshkrimin e Iniestas.

Sot mesfushori spanjoll postoi një fotografi ku shihet në bord të avionit privat të miliarderit japonez Hiroshi Mikitani, që është pronar i J-League.

“Duke shkuar në shtëpinë time të re, me shokun tim”, ka shkruar Iniesta duke përmendur edhe Mikitanin në cicërimën e tij në Twitter.

Exit mobile version