1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohet se Tesla Supercharger V4 do ta mbështet karikimin me 350kW

Tesla e ka shpërndarë Supercharger V4-shin e saj nëpër Evropë që nga muaji mars, dhe që nga prilli disa prej tyre janë hapur për përdorim edhe nga veturat e markave tjera të cilat mbështesin karikimin CCS2.

Deri më tani Tesla ka qenë e vetmja që mund të karikohej me kapacitetin maksimal, por sipas disa thashethemeve ky kapacitet ishte 350kW.

Dhe më në fund kjo shifër është konfirmuar, por jo nga Tesla. Konfirmimi vije nga një kërkesë të bërë për instalimin e 16 karikuesve V4 në Swindon të Britanisë, raporton Arena EV.

Pasi që nuk ka gjasa që Tesla do të publikojë specifikime të detajuara për këta karikues, ky mund të jetë konfirmimi më i mirë i aftësive të këtyre karikuesve që do mund të kemi. Kapaciteti maksimal i V3 Supercharger është 324kW, dhe kjo i bie se V4-shat janë më të fuqishëm.

Shifra prej 350kW është shpejtësia më e madhe e karikimit që mbështetet nga veturat elektrike për momentin, dhe me Tesla-n e cila rrjetin e saj të Supercharger e ka hapur edhe për markat e tjera, nuk do jetë befasi nëse modulet e reja do ta përkrahin kapacitetin e ofruar nga gjiganti amerikan.

Asnjë Tesla e cila shitet aktualisht nuk mund të karikohet me 350kW, por Cybertruck në ardhje do të jetë diçka tjetër. V4 Supercharger i ri ka një dizajn më minimalist se paraardhësi i saj, e gjithashtu edhe një kabllo më të gjatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img