Site icon PrishtinaPress

Konfirmohet se Beogradi dërgoi personel shëndetësor në Kosovë (Video/Dokument)

Kosova po përballet me pandeminë COVID-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar mbi 100 teksa një person humbi jetën e 16 nga të infektuarit arritën të shërohen.
Por pavarësisht ekipeve të shumta mjekësore kosovare të cilat po funksionojnë në çdo anë të Kosovës, Serbia ka dërguar në Kosovë personel shëndetësorë që të ofrojnë shërbimet e tyre shëndetësore nëpër komunat e Kosovës me shumicë serbe.

Hyrja e serbëve të shumtë nga Beogradi, u konfirmua sonte edhe nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Qalaj deklaroi se që nga koha kur ka filluar çështja e pandemisë COVID-19, në Kosovë kanë hyr një numër i madh i personelit mjekësor i Serbisë në Kosovë.

“Të njëjtit kanë shkuar në qytete të ndryshme të vendit, si në Graçanicë e Mitrovicë. Që të kujdesen dhe të vizitojnë spitalet që kanë qenë atje. Asnjë individë nuk ka hy në Kosovë pa leje”, tha Qalaj.

Në një njoftim të lëshuar ditë më parë e të siguruar nga Indeksonline thuhet se të gjithë këta persona duhet të dëshmojnë me dokumente relevante profesionin e tyre (licensat valide) si dhe duhet t’ju nënshtrohen kontrolleve mjekësore në pikat kufitare dhe t’iu përmbahen rregullave dhe rekomandimeve të IKShPK-së.

Kurse gjatë një konferencë të mbajtur sonte për media, minsitri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se  vendimi për futjen në karantinë të Mitroviës së Veriut dhe Zveçanit është marrë me rekomandim të IKShP-së nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në koordinim të plotë me autoritetet lokale.

Exit mobile version