Sulmuesi i Barcelonës, Vitor Roque, ka pasur shumë pak minuta në dispozicion që prej transferimit të tij në Spanjë gjatë janarit, pasi blaugransit shpenzuan 30 milionë plus 31 milionë të tjera bonuse për 19-vjeçarin.
Xavi Hernandez mendohet të jetë njëri ndër personat që ka thënë se Roque duhet të shkojnë diku tjetër në formë huazime, por agjenti i lojtarit Andre Cury kishte deklaruar se kjo nuk ishte një opsion.
Siç është raportuar nga Cadena SER dhe Diario AS, vendimi përfundimtar është marrë që Roque të largohet nga Barcelona në verë, qoftë ajo në formë huazimi apo në mënyrë permanente.
Drejtori sportiv Deco i cili punoi shumë që braziliani të transferohej në Kataloni gjatë afatit kalimtar të janarit u pajtua po ashtu me idenë e Xavit që 19-vjeçari duhet të gjejë një ekip të ri.
Cury i ka thënë mediave katalanase gjatë javëve të fundit se Roque nuk do të largohet në formë huazimi, dhe ai ose do të vazhdonte si lojtar i Barcelonës dhe do të luante më shpesh, ose do të largohej përfundimisht.
Deco do t’i propozojë Curyt një lëvizje në formë huazimi në mënyrë që braziliani të fitojë eksperiencë sezonin e ardhshëm, por mbetet të shihet nëse pala e kundërt do të pajtohet me këtë propozim.
Roque ishte regjistruar si pjesë e ekipit të parë pas lëndimit të rëndë të Gavit që bëri që ky i fundit ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit, që do të thotë se kontrata e Roques nuk mund të regjistrohet ende.
Largimi i Roques do të krijonte hapësirë për Barcelonën në buxhetin e pagave gjithashtu, por sidoqoftë kjo marrëveshje nuk pritet që të ndikojë në planet e Barcelonës për transferime gjatë verës.