Tyson Fury do të ndeshet me ish-kampionin e peshave të rënda të UFC-së, Francis Ngannou në një luftë të madhe që do të zhvillohet në Arabinë Saudite më 28 tetor.
Fury dhe Ngannou do të përballen në në një ndeshje miqësore e cila nuk do të sanksionohet profesionalisht, por ende nuk janë shpallur rregullat zyrtare.
Lufta do të zhvillohet në Riad, i cili është bërë një nga destinacionet më të reja kyçe për boksin për shkak të investimeve masive nga Princi Khalid bin Salman Al Saud dhe promovimit të tij Skills Challenge.