-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohet me 1 prill një premtim i Albin Kurtit

Albin Kurti si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2021 premtonte që shërbimi ushtarak me të në krye të qeverisë do të bëhej i obligueshëm. Kurti asokohe thoshte se do të bëhej sapo ta merrnin qeverinë e me rishikim buxheti të 2021-s të dërgohej në Kuvend për miratim menjëherë.

“Do ta bëjmë ushtrinë 6 muaj, 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit. Ne do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm vetëm nëse do të pajtohen (të rinjtë) përndryshe do të kenë shërbim civil. Kemi kohë në 2021 ta planifikojmë buxhetin për vitin tjetër, por do ta rishikojmë buxhetin aktual menjëherë dhe do ta sjellim në Kuvend në legjislaturën e ardhshme”, premtonte Kurti.

Por pas dy vjet qeverisje sikurse shumë premtime të tjera të tashmë kryeministrit, Albin Kurti edhe ky premtim u harrua.

Tashmë është në diskutim publik  draft Strategjia e mbrojtjes ku askund nuk parashihet që shërbimi ushtarak të jetë i obligueshëm.

Në bazë të kësaj strategjie rekrutimi brenda Forcës së Sigurisë (FSK) përcaktohet në bazë të konkursit siç ka qenë deri më tash.

Çështja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ishte ngritur edhe në njërën prej mbledhjeve të Komisionit parlamentar për siguri, gjatë raportimit të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj. Në mbledhjen e majit të vitit të kaluar, ai pati thënë se është duke u punuar në këtë drejtim dhe duke u koordinuar edhe me ministritë e tjera.

Albin Kurti pothuajse në çdo fjalim e thekson se synim i Kosovës është anëtarsimi në NATO dhe se Kosova është e gatshme t’i bashkohet forcës më të madhe ushtarake në botë.

Parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor 2018, me 106 vota pro, një abstenim, nga 120 deputetë sa i ka kuvendi, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri. Ligjet që u miratuan janë, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministrinë e Mbrojtjes e udhëheq, Armend Mehaj, një emër i panjohur për publikun kosovarë deri në ditëne e votimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img