Sot ka përfunduar afati për të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë KQZ-në se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të garojnë si pjesë e koalicionit.
E pikërisht në këtë ditë është konfirmuar edhe koalicioni mes Partisë së Drejtësisë dhe Aleanca Kosova e Re, me emrin “Lista për Familjen”, gjë e cila është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.