0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohet, balona kineze kishte mbledhur të dhëna për baza të ndjeshme amerikane

Balona spiune kineze që u rrëzua javë më parë në brigjet e SHBA-të, kishte arritur të mbledhë të dhëna mbi disa objekte të ndjeshme ushtarake amerikane, pavarësisht përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan Joe Biden për ta bllokuar atë.

Ky informacion është konfirmuar për NBC nga dy zyrtarë të lartë amerikanë dhe një ish-zyrtarë i lartë, transmeton Telegrafi.

Kina kontrollonte balonën spiune dhe ishte në gjendje të fluturonte mbi disa hapësira të ndjeshme ushtarake amerikane (në disa raste duke fluturuar në figurën tetë), dhe të dërgonte informacionin e mbledhur në Pekin në kohë reale, thanë tre zyrtarë për NBC.

Bëhej fjalë kryesisht për sinjale elektronike që mund të zbulohen nga disa sisteme të armëve ose komunikimi i personelit nga bazat ushtarake, thanë zyrtarët, duke shtuar se nuk bëhej fjalë për fotografi.

Sipas NBC, tre zyrtarët thanë se Kina mund të kishte mbledhur shumë më tepër të dhëna, nëse nuk do të ishin përpjekjet e administratës amerikane të pengojnë aftësinë e balonës për të mbledhur sinjale elektronike dhe për t’i dërguar ato në Kinë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img